Home / Lajme / Maqedoni / OJQ-të bëjnë thirrje për luftë kundër korrupsionit

OJQ-të bëjnë thirrje për luftë kundër korrupsionit

Organizatat qytetare pjesë e Platformës për luftë kundër korrupsionit i kanë bërë thirrje partive politike që të angazhohen seriozisht në luftimin e kësaj dukuri shqetësuese në Maqedoni. Thirrje e tyre vjen me rastin e 9 dhjetorit ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit. Partitë politike fituese të zgjedhjeve, por edhe ato që do të kalojnë në opozitë duhet që seriozisht të punojnë për zgjidhjen e këtij problem në përbërjen e ardhshme parlamentare. Kjo vlen edhe për Prokuroritë Publike, Gjykatat, Komisionin antikorrupsion, por edhe për gazetarët që të punojnë për denoncimin e të gjitha veprave korruptive. Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian, korrupsioni paraqet një nga pengesat kryesore në rrugën e integrimit euroatlantik. Sipas raportit, çdo i treti qytetar i është nënshtruar presioneve të ndryshme korruptive.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *