Home / Lajme / Rajon / OVL E UÇK-SË: MURI TË RRËNOHET SA MË SHPEJT

OVL E UÇK-SË: MURI TË RRËNOHET SA MË SHPEJT

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj ndërtimit të murit mbi lumen Ibër të Mitrovicës.

“Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kundërshton ashpër ndërtimin e murit në urën mbi lumin Ibër të Mitrovicës, presionet e vazhdueshme, spastrimin etnik, mohimin e vazhdueshëm të të drejtave të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës dhe lejimin e strukturave paralele atje”, thuhet në reagim.

Sipas kësaj organizate, që nga paslufta e deri më tani, politika vendore dhe ndërkombëtare, e ka lejuar minoritetin serb dhe strukturat paralele nga Serbia, që të veprojnë paralelisht brenda shtetit të Kosovës, transmeton kosovapress.

OVL e UÇK-së thotë se në bisedimet e marrëveshjet e Brukselit, Kosovën e kanë dëmtuar skajshmërisht duke i favorizuar serbët për shkak të presionit të Serbisë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që ta sqarojë opinionin publik se a është muri pjesë e marrëveshjes së dialogut dhe kanë kërkuar që muri të rrënohet sa më shpejt e mos të lejohen provokime të mëtutjeshme, sepse situata është afër eskalimit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *