Home / Lajme / Maqedoni / Ju keni qenë dhe jeni zëri dhe mbrojtësi i vetëm i shqiptarëve në Maqedoni ,Pas Menduh Thaçit, jep dorëheqje edhe Idriz Orana

Ju keni qenë dhe jeni zëri dhe mbrojtësi i vetëm i shqiptarëve në Maqedoni ,Pas Menduh Thaçit, jep dorëheqje edhe Idriz Orana

Pas dorëheqjes së Menduh Thaçit nga kreu i PDSH-së, edhe kryetari i Degës së PDSH-së ne Çair, njëherësh kandidat për deputet i kësaj partie në njësinë e parë zgjedhore, Idriz Orana, ka ofruar dorëheqjen.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Orana është shprehur se nuk e pranon dorëheqjen e kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, ndërsa shton se fajin për humbjen më 11 dhjetor nuk e ka lideri i partisë, por ata që kanë votuar LSDM-në.

“Pas lajmit për dorëheqjen e kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi, për mua si kryetar i Degës së Çairit është e papranueshme akti i dorëheqjes për shkak të rezultatit zgjedhor të 11 dhjetorit 2016. Fajin duhet kërkuar tek ata shqipfolësit që e kanë votuar shkaun-zaevistin dhe që janë shndërruar në puthadorë e servil të tyre. Nuk pranoj Kryetar aspak dorëheqjen tënde për shkak se dikush apo demokracia e do ashtu ….sepse disa individë, të cilët me vite Ju etiketojnë dhe i shtrembërojnë faktet në adresën tuaj, e në këtë mënyrë ata i mashtronin, helmoni shqiptarët me rrenat e tyre, na sollen në këtë derexhe, të njëjtit këta figura të ‘mëdha’ dolën në sipërfaqe dhe fytyra e tyre e vërtetë u vërejt më në fund cili ka qenë qëllimi, apo detyrat që kanë pasur këta njerëz e ajo është për t’ju diskredituar juve dhe familjen e PDSH-së.

Në këto momente kur shqiptarët gjenden në buzë gremisë, Ju jeni e vetmja figurë që mund të na drejtoni neve – anëtarëve dhe simpatizuesit e PDSH-së si dhe gjithë shqiptarët në këtë vend. Në asnjë çast nuk kam dyshuar se Ju keni qenë dhe jeni zëri dhe mbrojtësi i vetëm i shqiptarëve në Maqedoni… Atëherë edhe unë- IDRIZ ORANA, kryetar i Degës së Çairit, JAP DORËHEQJE”, shkruan Orana. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *