Home / Lajme / Botë / Pekin, injorimi i politikës së “një Kine” nga ana e Trampit do ta rrezikojë paqen

Pekin, injorimi i politikës së “një Kine” nga ana e Trampit do ta rrezikojë paqen

Çfarëdo lloj ndryshimi në politikën e SHBA-së, e cila mund të çojë drejt njohjes zyrtare të Tajvanit dhe mund ta shkelë parimin e “një Kine”, seriozisht do t’i rrezikojë paqen dhe stabilitetin në Tajvan dhe do t’i hapë marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit, paralajmëroi sot zëdhënësi i Qeverisë kineze, An Fengshan.

“Politika e një Kine është themel i rëndësishëm politik i marrëdhënieve mes Kinës dhe SHBA-së dhe gur-themel i paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit. Përderisa ky themel shtrëngohet, atëherë nuk mund të flitet për zhvillim të shëndosh dhe stabil të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kinës”, theksoi An.

Komenti i tillë nga ana e Qeverisë kineze për çështjen e Tajvanit vijoi pasi presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp uikendin e kaluar deklaroi se nuk ndjehet i obliguar nga politika e “një Kine” përderisa SHBA-ja nuk mund të marrë lehtësim nga Pekini në tregti dhe sfera tjera.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *