Home / Lajme / Maqedoni / Për natën e Vitit të Ri mot i kthjellët dhe i ftohtë deri në -13 gradë Celsius

Për natën e Vitit të Ri mot i kthjellët dhe i ftohtë deri në -13 gradë Celsius

Në ditën e fundit të këtij viti moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë me temperatura të mëngjesit nën zero të cilat do të lëvizin prej -10 deri në -2, ndërsa në mëngjesin e parë në Vitin e Ri do të jetë më ftohtë me temperatura minimale prej -13 deri në -4 gradë Celsius.

Më ftohtë do të jetë ditën e parë të Vitit të Ri kur temperatura e mëngjesit do të ulet deri në – 13 ndërsa e ditës do të lëvizë prej dy deri në tetë gradë Celsius.

Temperatura të ngjashme priten edhe të hënën kur ajo e mëngjesit do të lëvizë nga minus 13 deri në minus pesë, ndërsa ajo ditore nga tre deri në nëntë gradë. Të hënën dhe të martën do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa vranësira të përkohshme me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut dhe borës do të ketë të mërkurën.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *