Home / Shëndeti / Përse disa fëmijë sëmuren shumë shpesh?

Përse disa fëmijë sëmuren shumë shpesh?

Para moshës 6-vjeçare fëmija mund të sëmuret shpesh, dhe madje disa fëmijë mund të sëmuren edhe më shpesh se të tjerët.

Përse disa fëmijë sëmuren më shpesh së fëmijët e tjerë?

Periudha më e rrezikshme është periudha tetor-prill, gjatë së cilës fëmija mund të shfaqë episode temperature 5-6 herë. Fëmija sëmuret shpesh sepse në aspektin imunologjik ai mund të konsiderohet “i virgjër”, pra nuk është përballur ende me shumë agjentë infektivë. Në momentin që ai përballet meto sëmuret. Disa fëmijë janë më të rrezikuar se disa të tjerë për t’u prekur kryesisht nga probleme infektive që kanë të bëjnë me rrugët e frymëmarrjes si për shembull: bajamet, otiti, faringiti, bronshiti, bronkopneumonia etj.

Shkaqet e infektimit

Fëmijë të ndryshëm kanë maturim të ndryshëm të sistemit imunitar, dhe disa fëmijë mund të kenë një system veprues imunitar më të ngadaltë, gjë e cila mund të jetë e trashëguar. Kjo ndodh nëse njëri nga prindërit e tij është prekur shpesh nga virozat e ndryshme. Një tjetër faktor që ndikon në infektim është edhe frekuentimi i kopështit apo çerdhes si edhe kontakti me tymin pasiv i cili bllokon mekanizmat mbrojtës së rrugëvetë frymëmarrjes duke dyfishuar gjithashtu edhe numrin e infeksioneve. Dicka e tillë favorizohet gjithashtu favorizohet edhe nga ngrohja me dru (sobë, oxhak etj) gjë e cila prodhon substanca që ulin sistemin mbrojtës të rrugëve të frymëmarrjes.

Roli i ushqimit

Fëmija që ushqehet me qumësht gjiri ka sistem mbrojtës më të fortë. Një rol të rëndësishëm luan gjithashtu edhe konsumimi i frutave dhe perimeve në mënyrë që në trup të futen sa më shumë substanca antioksidante. Burimi Website per nenat.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *