Home / Lajme / Rajon / Përurohen 20 kilometrat e autostradës “Arbër Xhaferi”

Përurohen 20 kilometrat e autostradës “Arbër Xhaferi”

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është projekti më i madh infrastrukturor në Kosovë. Kështu është cilësuar kjo autostradë në ceremoninë e hapjes së nyjeve lidhëse Konjuh dhe Babush. Me këtë rast kreu shtetëror i Kosovës i pranishëm në inaugurim u shpreh se investimet në infrastrukturë janë bazamenti i transformimit të madh ekonomik që do ta ketë Republika e Kosovës. Kryeministri i kosovar Isa Mustafa ka deklaruar se është me rëndësi themelore që kanë arrit të bëjnë këtë punë të madhe siç është inaugurimi i një pjese shumë të rëndësishme të autostradës “Arbën Xhaferi”. Ai ka uruar që kjo autostradë të përfundojë sa më shpejtë sepse është shumë e rëndësishme për Kosovën. Derisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e Kosovës për shtetin dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.

 

Ndryshe, pjesa tjetër e autostradës e cila përfshihet deri afër Kaçanikut, me gjatësi prej 42 kilometra pritet të përfundojë në fund të vitit 2007.

 

*****

Hapet segmenti i ri i Autostradës “Arbër Xhaferi”

Sot mbahet ceremonia e hapjes së nyjeve lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës “Arbër Xhaferi”.

Në këtë përurim të pranishëm do të jenë Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë e komunalë. Ceremonia do të mbahet në Babush.

Autostrada “Arbër Xhaferi” është njëri nga projektet strategjike rrugore të Kosovës, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë./KosovaPress/

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *