Home / Lajme / Maqedoni / Pesë fëmijë të sëmurë nga tumori në Manastir, shkak ajri i ndotur

Pesë fëmijë të sëmurë nga tumori në Manastir, shkak ajri i ndotur

Gjashtë muajt e fundit, pesë fëmijë janë sëmurë nga kanceri në Manastir. Katër nga këto fëmijë janë me tumor në tru. Qytetarët fajin ia hedhin ajrit të ndotur, që është një nga temat më të rëndësishme në Manastir dhe që kërkon zgjidhje të menjëhershme, transmeton Zhurnal.

Përderisa qytetarët protestojnë, nga komuna e Manastirit  premtojnë zgjidhje të problemit.
Qytetarët alarmojnë se Manastiri është një nga qytetet më të ndotura në Maqedoni, por edhe Evropë. Mjekët e kanë llogaritur numrin e të sëmurëve nga kanceri dhe nga sëmundjet në organeve  të frymëmarrjes. Të parët më të prekur nga ajri i ndotur janë fëmijët, lajmërojnë pediatret.

“Gjashtë muajt e fundit në Manastir janë diagnostikuar  pesë fëmijë me sëmundje malinje, dhe atë fëmijët e shkollave. Katër fëmijë me tumor në tru, ndërsa para disa ditëve është diagnostikuar edhe një fëmijë i moshës 13 vjeçare me sëmundje malinje në nyje limfatike”- tha Bllagica- Temellkovska, pediatër në Klinikën e Spitalit të Manastirit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *