Home / Lajme / Posta e Maqedonisë në shërbim të BDI-së

Posta e Maqedonisë në shërbim të BDI-së

Partitë politike ditëve të fundit përdorin mënyra të ndryshme për të ftuar qytetarët për dalje në tubimet e tyre si dhe thirrje për të votuar për partinë përkatëse të dielën më datë 11 dhjetor.

Disa parti politike materialin e  tyre zgjedhor në formë të pamfletve politike e shpërndajnë rrugëve për kalimtarët e rastit, disa të tjera I lënë tek dyert e  shtëpive dhe banesave, kurse ka edhe parti të tilla që ftesat për zgjedhje me emër dhe mbiemër duke keqpërdorur institucionion Postat e Maqedonisë, qytetarëve ua dërgoëën drejtpërsëdrejti në shtëpitë e tyre. Disa qytetarë kanë reguar në forma të ndryshme, tek portalet dhe mjetet tjera elektronike ashtu siç reagoi një qytetarë I rrethit të Tetovës duke sjellur në redaksinë tonë edhe ftesën për të votuar që I kishte arritur në adresë të tij nga subjekti shqiptarë në pushtet.

Në këtë letër BDI, fton drejtpërsëdrejti qytetarin të jap kontributin e tij që sipas tyre nuk e ka kursyer asnjëherë edhe kësaj radhe për të votuar për BDI-në.

Në këtë formë jo që thehet privatësia e qytetarëve nga ana e Postës së Maqedonisë por në anën tjetër ky institucion në vend se të jap shërbime për qytetarët pavarësisht përkatësisë dhe bindjeve partiake ajo  është vënë në shërbim të partisë shqiptare në pushtet.

Sipas njohësve të këtyre rrethanave të gjitha këto pamflete të nënshkruara nga kryetarë të partive politike japin sinjale se shtabet e të gjitha partive politike kësaj radhe nuk kanë informacione të sakta si herave të tjera se kush voton tradicionalisht për partinë e tyre e kush jo. Megjithatë qytetarët këtë e konsiderojnë si presion duke thënë se vota e tyre është e shenjtë dhe pa marrë parasysh pamfleteve dhe ftesa politkke në adresë të tyre ata do të votojnë sipas bindjeve të tyre, sepse kjo është një e drejtë themelore.

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *