Home / Lajme / Maqedoni / Prej sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Prej sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Në bazë të vendimit të KSHZ-së për rivotim në vendvotimin numër 2011, në Komunën e Tearcës më 25 dhjetor të vitit 2016, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), i informon radiodifuzerët se prej sonte pas mesnatës fillon heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri të dielën në ora 19:00.

Sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, prej mesnatës në kontekst të “heshtjes zgjedhore”, nga hyrja e saj në fuqi, deri në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas ligjit, gjatë “heshtjes zgjedhore”, mediat nuk guxojnë të shpallin informata, fotografi, audio dhe video materiale lidhur me pjesëmarrësit në zgjedhje.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *