Home / Kryesoret / Priten tensione në Maqedoni: Edhe VMRO e shpall fitoren

Priten tensione në Maqedoni: Edhe VMRO e shpall fitoren

Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot.

Vllatko Gjorçev, përfaqësues i lartë i kësaj partie, shpalli fitoren e 10 me radhë të partisë së tij.

Sipas tij, VMRO ka fituar 390 mijë vota, ndërsa 370 mijë ka fituar LSDM’ja e Zoran Zaevit.

Partia e Zaevit më parë ka shpallur fitoren.

“VMRO ka pasur shumë kundërshtarë, por nuk u gjunjëzua”, tha Gjorçev.

Përkundër shpalljes së fitores, në selinë e VMRO-së nuk mund të vërehet ndonjë atmosferë fituese dhe nga retorika e Gjorçevit mund të nxirret përfundimi se refuzohet të pranohet disfata.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *