Home / Lajme / Maqedoni / Prof. Fatmir Arifi: Zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk do të sjellin zgjidhje të krizës politike

Prof. Fatmir Arifi: Zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk do të sjellin zgjidhje të krizës politike

Zgjedhjet e ditës së dielë në Maqedoni, mendoheshin të jenë vendimtare për fatin e këtij shteti, i cili ka vitë që po vuan nga një krizë politike.

Megjithatë rezultatet e dalura nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, po shihen dhe po vlerësohen nga syri i analistëve dhe njohësve të çështjeve politike vetëm si një “arsye” shtesë për futjen dhe më shumë në krizë të këtij shteti të brishtë.

Fatmir Arifi, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare thotë për Zhurnal se përkundër asaj që për shumë kë zgjedhjet në IRJM u gjykuan si zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e saj pluraliste, kultura politike që është kultivuar në këtë shtet hibrid, lë shumë për të dëshiruar.

“Në mesin e gjithë kësaj pasigurie, një gjë është e sigurtë: zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje të krizës politike, për dy arsye: Së pari, gjeneratorë të krizës politike në IRJM janë dy kampet maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM, divergjencat mes të cilave nuk kishin për bazë orientimin drejt zhvillimit të shtetit të IRMJ, por përbënin divergjenca pushtet. Padyshim që në kuadër të kësaj lufte për pushtet mes dy subjekteve politike maqedonase, në shënjestër ka qenë dobësimi i shqiptarëve në tërësi, qofshin ata në pozitë apo edhe në opozitë”.

Ky konstatim megjithatë sipas Arifit në asnjë mënyrë nuk duhet interpretuar si përpjekje për mbrojtje apo justifikim të subjekteve politike shqiptare.

“Theksi në këtë rast duhet vënë te strategjia e bllokut maqedonas, e cila ka lëvizur në dy drejtime: ardhja në pushtet nga njëra anë dhe pozicionimi i shqiptarëve si inferiorë e të paaftë, nga ana tjetër. Kjo strategji do t’i bënte shqiptarët të papërfillshëm, gjë e cila edhe u realizua me rezultatin zgjedhor”.

Arifi për Zhurnal komenton edhe votuesit shqiptar dhe besimin e tyre në partinë e Zoran Zaevit.

“Së dyti, për sa i përket humbjes së shqiptarëve, këtu nuk ka asnjë dilemë. Me vetë faktin që vota shqiptare u shpërqëndrua, kjo çoi në humbjen e mandateve në parlament. Mandatet e fituara në parlamentin e këtij shteti janë si kurrë më parë në disproporcion të madh në krahasim me numrin e shqiptarëve në këtë shtet. Lidhur me këtë çështje, në periudhën zgjedhore, kam parë të shtrohen nga shumëkush teza se “numrat nuk janë të rëndësishëm, por e rëndësishme është cilësia”.

Kjo tezë është një nga tezat përmes së cilës përpiqet të justifikohet kampanja e egër që është bërë kundrejt votuesve shqiptarë për të krijuar huti te votuesi shqiptar dhe për ta përçarë fuqinë politike shqiptare”, shprehet ai. Duke shtuar se të shtruarit e kësaj teze flet për mosnjohje të parimit bazë të demokracisë që është parimi i shumicës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *