Home / Shëndeti / Pse jam gjithmonë i uritur?

Pse jam gjithmonë i uritur?

Dremitjet e vogla dhe streset ju bëjnë të uritur. Të shohësh televizor të bën të uritur. Madje edhe përmasat e gabuara të pirunit ju bëjnë të uritur.“Uria nuk është thjesht ushqimi i nevojshëm për nevojat fizike. Ka faktorë të ndryshëm psikologjik, biologjik dhe mjedisor që ndikojnë në uri”, thotë Aner Tal, një studiues i universitetit të Cornell.

Jo pak janë edhe zakonet tuaja të ushqyerjes. Tal thotë se nëse hani gjithnjë drekë në orën 02.00, do të ndjeni nevojën për të ngrënë në këtë orë, edhe pse nuk keni nevojë biologjike për të ngrënë në atë orë. Hani gjithë kohën dhe trupi juaj ngadalë do të mësojë të presë ushqimin.

Por cili është faktori kryesor që përbën shkak për të ndjerë uri gjatë gjithë kohës? Një rol të madh e luajnë zgjedhjet tuaja në ushqime, thotë endokrinologja Belinda Lennerz. “Kjo ndodh më shumë kur konsumojmë ushqime të pasura me yndyrna, proteina dhe fibra, të cilat treten ngadalë”, thotë Belinda. Po flasim për ushqimje me përpunim të lartë karbohidratesh.

Në këtë kategori hyjnë buka e bardhë, orizi i bardhë, produktet e patates, pijet me sheqer, drithërat e përpunuara për mëngjes, biskotat dhe patatinat. “Këto produkte bëjnë konfuz sistemin e kontrollit të urisë së trupit tuaj, i cili punon më së miri kur hani ushqime që treten ngadalë”, thotë një tjetër koleg i Belinda Lennerz.

Sigurisht që nuk është e lehtë të shmangen këto ushqime. Por në kohët e sotme ushimi është në dispozicion gjithmonë, dhe pa asnjë vonesë. Thjesht nuhatja apo dhe duke e parë ushqimin, thotë Lennerz ju shton urinë.

Çfarë mund të bëni në lidhje me këtë? Për fillestarët, largoni ushqimet shumë të përpunuara, duke i zëvendësuar me ushqime të shëndetshme, me fibra e të pasura me proteina. Studiuesit sugjerojnë edhe meditimet, shëtitjet, ushtrimet që të mbajën larg ushqimit dhe të ndihmojnë të zhdukësh këtë dëshirë të pandërprerë.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *