Home / Lajme / Maqedoni / PSP: Çdo qytetarë mund të dërgoj kërkes që të dijë a ka qenë i përgjuar

PSP: Çdo qytetarë mund të dërgoj kërkes që të dijë a ka qenë i përgjuar

Gati për çdo ditë rritet numri i qytetarëve që dërgojnë kërkesa deri te Prokuroria speciale publike për të ditur se a kanë qenë edhe ata të përgjuar apo jo, informojnë nga PSP, transmeton Zhurnal.

“Deri më sot kemi pranuar gjithsej 81 kërkesa që qytetarët janë të interesuar nëse numrat e tyre të telefonit ishin pjesë e përgjimeve të paligjshme të komunikimeve. Kërkesat në lidhje me të janë 245 numra të telefonit. Me këtë rast shfrytëzojmë rastin që të informojmë publikun se çdo person i interesuar mund të dërgojë kërkesë me shkrim në Zyrën e kësaj Prokurorie Publike e cila do të tregojë nëse numri i tyre i telefonit dyshohet si pjesë e përgjimeve të paligjshme. Në kërkesë duhet të vendoset edhe emri i individit i cili ka përdorur këto numra telefoni dhe duhet të vendosen informacionet për kontakt me personin. Kërkesat mund të dorëzohen personalisht, me postë ose përmes mjeteve elektronike”, thonë nga PSP-ja.

Nga aty qartësojnë se gjitha këkesat e paraqitura nga qytetarët do të shqyrtohen deri sat ë sigurohetn provat e nevojshme, dhe më pas gjithë personat që kanë dërguar kërkesë do të njëftohen për rreyultatet e hetimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *