Home / Lajme / Maqedoni / PTHP: Në aksionin e së martës në Kumanovë janë gjetur të dhëna në lidhje me grup mafiozësh dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

PTHP: Në aksionin e së martës në Kumanovë janë gjetur të dhëna në lidhje me grup mafiozësh dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në lidhje me aksionin që është kryer të martën pas dite ku është kryer bastisje e shtëpisë së kryetarit të Kumanovës, Stojançe Veliçkoviq, informoi se në suazat e procedurës paraprake hetuese që udhëhiqet në këtë prokurori,  është kryer bastisje në shtëpinë e Stojançe Veliçkoviq, transmeton Zhurnal.

“Qëllimi i bastisjes ishte gjetja e gjurmëve për vepër penale, ose objekte të rëndësishme për procedurë penale dhe marrja e tyre. Janë marrë oblekte të cilat përmbajnë të dhëna në formë të shkruar dhe objekte të cilat mbajnë formë elektronike, të cilat lidhen me vepër penale- grup mafiozësh në bazë të nenit 394 si dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritet  sipas  nenit 353 prej Kodit penal, si dhe vepra të tjera penale për të cilat do të ndjekjet  sipas detyrës zyrtare”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë speciale.

Duke pasur parasysh informacionet e plasuara nëpër mediume në lidhje me veprën e ndërmarrë, veçanërisht informacionet e dhëna se duhet të arrestohet Veliçkoviq, ose siç thotë Prokuroria, “personi S.V”, Prokuroaria speciale publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, gjithashtu thotë se veprat e ndërmarra janë në përputhje me gjykimin e dhënë “Urdhër është vetëm për bastisje e jo edhe për arrestimin e personit”.

Urdhëresa për bastisje është dhënë nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake nga sektori i krimit të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *