Home / Lajme / Rajon / Publikohet udhëzuesi i Kosovës për familjet e të zhdukurve

Publikohet udhëzuesi i Kosovës për familjet e të zhdukurve

Sot publikohet udhëzuesi i Kosovës për familjet e të zhdukurve “Institucionet, proceset dhe të drejtat e familjeve”.

Udhëzuesi shpjegon të drejtat e familjeve të personave të zhdukur, të cilat janë të parashikuara nga legjislacioni i brendshëm, duke përfshirë qasjen në përfitime sociale dhe ekonomike dhe forma të tjera të dëmshpërblimit. Ai shpjegon se si të raportohet një person i zhdukur dhe përshkruan rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe organizatave të përfshira në procesin e llogaritjes për personat e zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë, si dhe detyrimet e autoriteteve dhe personave të tjerë përgjegjës.

Udhëzuesi gjithashtu përmban informacione në lidhje me përdorimin e ADN-së me qëllim të identifikimit të personave dhe udhëzime mbi përdorimin e Qendrës së Kërkimit Online të ICMP-së (QKO) për të marrë informacione mbi rastin e një personi të humbur./KosovaPress/

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *