Home / Lajme / Botë / Putin nuk do ta takojë Trumpin para inaugurimit

Putin nuk do ta takojë Trumpin para inaugurimit

Presidenti rus, Vladimir Putin, la të kuptohet se nuk ka gjasa të takohet me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përpara se ai të marrë detyrën më 20 janar.

Në një intervistë për median japoneze, të publikuar në ueb-faqen e Kremlinit, Putin tha se “është gati të takohet me Trumpin në çdo moment” porse, sipas tij, “është e nevojshme që presidentit të zgjedhur t’i jepet shansi për të krijuar administratën dhe për të marrë udhëheqjen”.

Në tetor, Trump ka thënë se nëse zgjidhet, do të konsideronte takimin me Putinin përpara inaugurimit.

Trump vazhdimisht ka thënë se do që të përmirësojë marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, të cilat janë dëmtuar rëndë për shkak të aneksimit që i ka bërë Moska gadishullit ukrainas të Krimesë dhe ndërhyrjes së saj në konfliktin vdekjeprurës në lindje të Ukrainës.

 

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *