Home / Lajme / Botë / Putin sot u përgjigjet pyetjeve para më shumë se 1.400 gazetarëve

Putin sot u përgjigjet pyetjeve para më shumë se 1.400 gazetarëve

Presidenti rus Vlladimir Putin do ta mbajë sot konferencën tradicionale vjetore për shtyp, për të cilën janë akredituar mbi 1.400 gazetarë.

Konferenca u caktua për dje, por për shkak të varrimit të ambasadorit rus Andrej Karlov që u vra në Ankara, është anuluar për sot në mesditë sipas kohës lokale.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve janë forcuar masat e sigurisë për shkak të vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, zëdhënësi i Putinit, Dmitrij Peskov deklaroi se të gjitha ngjarjet në të cilat merr pjesë presidenti po sigurohen në nivel më të lartë.

Putini për këtë konferencë të madhe për shtyp po përgatitet me ditë të tëra dhe në mënyrë shumë serioze, shkruan “Sputinik” dhe shton se në Kremlin, thonë se presidenti ato ditë praktikisht edhe nuk fle “sepse përgatitet mjaft me kujdes, i lexon materialet dhe e ripërtërin mendimin për tema nga më të ndryshmet, nga të gjitha sferat e brendësisë dhe politikës ndërkombëtare, sigurisë dhe ekonomisë”.

Në përgatitjet është përfshirë tërë armata, ndihmësit, të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore dhe agjencitë, të cilat Putinit i japin informacione relevante dhe materiale analiste. Kjo është tërë baza e të dhënave, numrave dhe të gjitha informacioneve të mundshme.

Në Kremlin, gjithashtu bëhen parashikime çfarë pyetje do të shtrojnë gazetarët ose më saktë cilat tema më shumë do t’ju interesojnë.

Këtë vit për konferencën për shtyp janë akredituar 1.437 gazetarë nga tërë bota, që është 47 gazetarë më shumë se vjet.

Biseda me përfaqësuesit e  fuqisë së shtatë në dhjetor të vitit 2015 ka zgjatur jo më gjatë se tre orë dhe për atë kohë Putini u përgjigj në më shumë se 40 pyetje. Konferenca më e gjatë për shtyp është mbajtur në vitin 2008, kur presidenti rus për katër orë e 40 minuta është përgjigjur në më shumë se 70 pyetje.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *