Home / Lajme / Maqedoni / “Qeveria e Re”, deri më 9 janar, Ivanov duhet t’i dorëzoj mandatin fituesit

“Qeveria e Re”, deri më 9 janar, Ivanov duhet t’i dorëzoj mandatin fituesit

Kryeministri teknik Emil Dimitriev si dhe ministrat qëndrojnë nëpër funksionet e tyre si ushtrues detyre në qeveri, edhe pse njëkohësisht u janë verifikuar mandatet e deputetëve. Ky konflikt mes funksioneve nuk është i lejuar, sipas Kodit Zgjedhor, i cili thotë se që verifikimi i mandatit si deputetë, këta zyrtarë duhet të heqin dorë nga funksioni i deritanishëm. Megjithatë, ish kryetari i Gjykatës kushtetuese Trendafil Ivanovski, duke interpretuar Kushtetutën, thotë se një gjë e tillë është e lejuar, por anëtarët e qeverisë kanë aktivitete të kufizuara dhe nevojitet që funksioni i tyre të jetë sa më i shkurtër.

“Me kushtetutë mund të ketë lëshim deri në përzgjedhjen e qeverisë së re në mënyrë që qeveria e vjetër të kryejë detyrën. Pra, funksionet më elementare të qeverisë së vjetër deri në emërimin e qeverisë së re. Kuptohet, edhe këta ministra që do të zgjidhen nuk mund të jenë deputetë, e as deputetët ministra. Në gjendje të jashtëzakonshme nuk mund të ndodhë kështu”, u shpreh Trendafil Ivanovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Pas konstituimit të djeshëm të Kuvendit me 120 deputetë, presidenti Ivanov duhet që në afat prej 9 ditësh t’i dorëzojë mandatin partisë e cila do të arrijë të formojë qeveri. Megjithatë Ivanovski konsideron se një pjesë e partive ndoshta do të tentojnë ta keqpërdorin edhe këtë afat.

“Manipulimi që të shfrytëzohen këto 10 ditë deri sa presidenti të dorëzojë mandatin, më pas 20 ditë mandatari të propozojë programin e qeverisë dhe përbërjen e re të saj, kjo periudhë mund të keqpërdoret dhe të shfrytëzohen deri në fund këto 20 ditë. Më pas nëse nuk e ka siguruar shumicë, i bie se është mandatar joserioz. Kjo duhet të bëhet sa më shpejtë dhe në këtë drejtim të dihet prej më herët nëse do ta sigurojë shumicën ose jo”, u shpreh Trendafil Ivanovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Ivanovski thekson se formimi sa më i shpejtë i qeverisë është i domosdoshëm për gjendjen në të cilën është shoqëria, por edhe për formimin përfundimtar të institucioneve të qëndrueshme.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *