Home / Lajme / Rajon / RAKIQ SOT DO TË TAKOJË ZYRTARËT E BE-SË, PRITET VENDIM PËR MURIN

RAKIQ SOT DO TË TAKOJË ZYRTARËT E BE-SË, PRITET VENDIM PËR MURIN

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka deklaruar se punimet në murin tek ura e Ibrit janë ndalur përkohësisht. Ai thotë se do të gjendet një zgjidhje kompromisi, duke theksuar se fjalën kryesore do ta thonë evropianët.

Institucionet kosovare qysh para disa muajve kanë qenë të njoftuara lidhur me ndërtimin e murit në pjesën veriore përtej urës së lumit Ibër në Mitrovicë.

Goran Rakiq kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore ka thënë për Gazetën Express se ndërtimi i kësaj ure ka qenë pjesë e dizajnit të një projekti të cilin ky institucion e ka bërë publik kohë më parë dhe se për këtë kanë qenë në dijeni përfaqësuesit e BE-së, politikanët kosovarë si dhe vetë kompania për ndërtimin e urës.

“Gjithë përfaqësuesit e BE-së, politikanët kosovarë edhe kompania e ndërtimit të saj ka qenë në dijeni për këtë mur. Në dizajnin e projektit muri ka ekzistuar para disa muajsh”, ka thënë Rakiq për Express.

Ai tha se gjatë ditës së sotme zyrtarë të Mitrovicës së Veriut do të takohen me përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar më shumë rreth kësaj çështjeje.

“Sot gjatë ditës do të kemi takim me përfaqësuesit e BE-së në Kosovë. (Ndërtimi i tij), muri ka ekzistuar në dizajnin e projektit, nuk është asgjë e re, do të diskutojmë me ta dhe do të gjejmë kompromis”, ka thënë Rakiq.

Sipas tij, sot do të vendoset rreth fatit të këtij muri.

“Punimet për ndërtimin e këtij muri janë ndalur. Por në takimin e sotëm do të vendoset për të gjitha detajet sa i përket murit”, ka shtuar tutje ai.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *