Home / Lajme / Rajon / Reagon Deliu: VV të distancohet nga deklaratat fyese të Sami Kurteshit për Dhurata Hoxhën

Reagon Deliu: VV të distancohet nga deklaratat fyese të Sami Kurteshit për Dhurata Hoxhën

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili e quajti “lopë” ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Deliu në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se ky është ofendimi më i rëndë që mund t’i bëhet një gruaje.

“E papranueshme jo vetëm për nje grua por për çdo qenie njerëzore, dhe e patolerushme kur kjo gjuhë përdoret nga një ish Avokat i Popullit. Kurteshi si një avokues i të drejtave të njeriut, ka shkelë rëndë mbi këto vlera dhe parime të garantuara me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Deliu.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet publikisht nga deklarimet e zotit Kurteshi.Mosdistancimi nga një gjuhë e tillë denigruese është porosi e dëmshme për vet diskursin e opinionit publik.Prandaj institucionet dhe shoqëria duhet ta dënojnë ashpër dhe te marrin masa konkrete karshi këtij fenomeni”, thotë ajo.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *