Home / Lajme / Maqedoni / Rilindje me BESË përkrahet fuqishëm nga Gostivari

Rilindje me BESË përkrahet fuqishëm nga Gostivari

Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Gostivarit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”.

Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore tha se çështja shqiptare pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit do të Rilind me BESË, por asnjëherë me politikanë të pabesë siç i kemi pasur deri më tani.

Ndër të tjerat kryetari i Lëvizjes BESA, Kasami, shtoi: “BDI-në e shkatërruan skandalet e saj të shumta korruptive. Kjo parti u kalb duke qëndruar gjatë në pushtet. UÇK-ja nuk është pronë e asnjë partie. Ata që thirren në emër të saj politikë në përgjime dëshmuan se “komandant” të vetëm e kanë Mijallkovin dhe Gruevskin”.

Kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli, theksoi: “Ne duam të promovojmë politikanë të realizuar në profesionet e tyre të cilët nuk do e përdorin pushtetin për të përfituar, por për t’a kthyer popullit shqiptar të drejtën për të vendosur për fatin e vet. Me Rilindjen me BESË pas 11 dhjetori edhe Gostivari do të frymojë lire”.

Në tubim të pranishmëve ju drejtuan edhe Rufat Alili, anëtarë I Kryesisë Qendrore, Afrim Alili, shef I shtabit komunal dhe të tjerë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *