Home / Lajme / Rajon / Roli i ombudsmanit në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë
IDOMENI (AA) – Në qendrën për pritje të refugjatëve në Idomeni, i cili gjendet në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, gjendja e refugjatëve vazhdon të përkeqësohet çdo ditë e më shumë, për shkak se numri ka arritur rreth 13 mijë refugjatë dhe nevojat e tyre themelore për jetesë nuk mund të sigurohen. ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

Roli i ombudsmanit në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë

Avokati i popullit me mbështetjen e CRONSEE – Rrjetit të ombudsmanëve për fëmijë dhe organizatës “Save the Children”, sot dhe nesër në Shkup, organizon takim tematik për “Rolin e ombudsmanit në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë/emigrantë”.

Takimin do ta hapin avokati i popullit, Ixhet Memeti dhe drejtori i programit “Save th Children” Ballkani Veriperëndimor, Ahmed Pjano.

Për gjendjen e fëmijëve refugjatë/emigrantë pa shoqërues do të flasin zëvendësavokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa, përfaqësuesi i Qendrës për menaxhim me kriza Dushko Petrovski, si dhe këshilltarja për mosdiskriminim dhe luftë kundër tregtisë me njerëz në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Svetllana Cvetkovska.

Për gjendjen me fëmijët refugjatë/emigrantë prezentime do të kenë përfaqësues të ombudsmanit zyrat e Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *