Home / Lajme / Maqedoni / Rrahje brutale në shtabin e VMRO-DPMNE-së!

Rrahje brutale në shtabin e VMRO-DPMNE-së!

Një skandal ka ndodhur në shtabin e partisë më të madhe maqedonase VMRO-DPMNE në Kisella Vod ku janë rrahur disa anëtar të kësaj partie. Nervozën që ka VMRO-DPMNE është e pabesueshme para zgjedhjeve të 11 dhjetorit, ku Centarnews ekskluzivisht mëson për rrahjen mes disa personave në shtabin e VMRO-DPMNE-së në Kisella Vod, transmeton Zhurnal.

Ka ndodhur skandal në shtabin  e VMRO-DPMNE – së në Kisela Vod dje në mbrëmje ku anëtari i tyre shumëvjeçar i quajtur Dinjata ka marrë hov dhe ka filluar me gjithë zërin të bërtasë dhe të pyes se pse motra e tij akoma sipas kontratës, në vend se të jetë e pacaktuar, ashtu si i ka thënë nga partia e VMRO-DPMNE-së.

Në shtab ishte edhe pjesëtari i MPB-së, i cili ishte i dyshuar për të kaluarën, pas së cilës ndodhi rrahje në shtab. Rrahja ka vazhduar edhe jashtë shtabit, gjatë së cilës në turmë e kanë goditur edhe një plakë të cilën e kanë lënduar dhe është alivanosur, ku ka qenë e domosdoshme të thërrasin ndihmë të shpejtë mjekësore për shkak se nuk kanë mundur që t’ia kthejnë vetëdijen.

“Libertas” ka marrë vërtetim nga MPB-ja, se sipas njohurive të tyre të operatorëve në terren, kjo ndodhi me të vërtetë ka ndodhur mirëpo nuk është paraqitur zyrtarisht në polici.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *