Home / Lajme / Botë / Rreth 8 500 banorë të Alepos i braktisën rajonet e kontrolluara nga kryengritësit

Rreth 8 500 banorë të Alepos i braktisën rajonet e kontrolluara nga kryengritësit

Rreth 8.500 banorë të Alepos, në 24-orët e fundit i braktisën rajonet e qytetit, të kontrolluara nga kryengritësit, njoftoi sot Qendra ruse për pajtimin e palëve në luftën në Siri, transmeton TASS.

Midis personave të evakuuar janë edhe 2.934 fëmijë.

Rusia publikoi ndërprerje të sulmeve ajrore dhe të zjarrit atrilerik mbi zonat e Alepos që janë në kontroll nga kryengritësit që të evakuohen civilët, të bllokuar në zonat e rrethura.

Qendra siriane për vëzhgimin e të drejtave të njeriut vërejti ndalimin e sulmeve ajrore edhe bombardimit para se të njoftojë për luftime të vazhdueshme në lokacione të ndryshme të qytetit.

 

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *