Home / Shëndeti / Rrini 3 ditë pa ngrënë bukë, do të mahniteni çka i ndodh trupit tuaj

Rrini 3 ditë pa ngrënë bukë, do të mahniteni çka i ndodh trupit tuaj

Shkollat kryesore të nutricionistëve kanë kritikuar si të pashëndetshme dietat që këshillojnë ndalimin e ushqimit për orë, e në raste edhe për disa ditë, por duket se e kanë gabim.

Të paktën në këtë përfundim ka arritur një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë së Jugut. Sipas tyre, shmangia e ushqimit për tre ditë me radhë aktivizon organizmin tonë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, që janë mburoja jonë e parë e mbrojtjes ndaj infeksioneve të ndryshme.
Autorët e studimit thonë se ky përfundim mund të jetë i vlefshëm veçanërisht për personat me sistem imunitar të dëmtuar, si shembull këtu sjellin pacientët e kancerit që i janë nënshtruar kimioterapisë, shkruan TCh.
“Greva e urisë ‘detyron’ qelizat staminale që të prodhojnë rruaza të bardha të reja, pra praktikisht rinovojnë gjithë sistemin tonë imunitar dhe jo vetëm kaq. Një tjetër lajm i mirë është se gjatë kësaj periudhe organizmi ka flakur tutje pjesët e sistemit tonë imunitar që mund të kenë qenë të dëmtuara”, thotë Valter Longo, profesor i Shkencës së Biologjisë në Universitetin e Kalifornias dhe udhëheqës i studimit në fjalë.

Grupi i shkencëtarëve këshillojnë që greva e urisë për rigjenerimin sistemit imunitar të mbahet nga dy deri në katër ditë çdo gjashtë muaj.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *