Home / Shëndeti / Sa kafe janë të mjaftueshme brenda një dite?

Sa kafe janë të mjaftueshme brenda një dite?

Ekspertët thonë se nëse pini kafe në doza të moderuara, nuk merrni efekte negative dhe përkundrazi mund të ndihmojë në parandalimin e disa patologjive, është antitumorale dhe ju mbron nga sëmundjet gastroenterite.

Rreth 10 mijë kërkime kanë studiuar efektet e kafesë, por pa rënë asnjëherë dakord në përfundimet. Por gjthsesi duke parë shumat, është rënë në një mendim që nuk ka ndikime negative nëse pihet në masa të moderuara, madje përkundrazi.

Po sa?
Katër ose pesë filxhanë të vegjël ekspres, 3 ose 4 kafe moka ose 2 e gjysmë nga ajo amerikane “nuk japin asnjë efekt negativ, edhe për shkak të fuqisë së saj antioksidante”. Rreth 300 mg në ditë, është një dozë optimale, në bazë të dhjetëra kërkimeve.

Zgjat jetën
Sipas Gianpaolo Gensini, President i Qendrës për Studimet në Mjekësinë e avancuar thotë: “në vitet e fundit, në një studim të kryer në 229 119 burra dhe 173 141 gra të moshës 50-71 vjeç është zbuluar një reduktim i vdekjes së përgjithshme, kryesisht nga patologjitë kardiocerebrovaskulare, diabeti, infeksionet, traumat nga aksidentet. Kështu që po bazohemi në në të dhëna të mira, studime serioze, çka nënkupton që konsumimi i kafesë nuk implikon risqe pr shëndetin, dhe është i shoqëruar me reduktim domethënës të vdekshmërisë”.

Antitumorale
Kafeja ndihmon në mbrojtjen nga tumoret kolorektal, mëlçisë dhe të endometrit. Këtë e pohon Sabina Sieri, kërkuese shkencore në Fondacionin e Epidemiologjisë Ushqyese në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano. “Të dhënat tona flasin për një lidhje positive mes pirjes së kafesë dhe rrezikut për të zhvilluar një tumor”.

 

Gjithashtu lexo

Të Panjohurat Efekte të Muçmollave Shqiptare

Muçmolla, fruti tipik që zbukuron oborret dhe kopshtet shqiptare Foto: WebLibrary Muçmolla është vogëlushja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *