Home / Lajme / Botë / Senatorët republikanë e sfidojnë Trampin, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Senatorët republikanë e sfidojnë Trampin, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar dhe kërcënimet potenciale kibernetike rus ndaj ushtrisë.

Ky është një qëndrim i kundërt i partisë me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump i cili i fitoi zgjedhjet si i nominuar i republikanëve.

Trump ka hedhur poshtë dyshimet se Rusia ka pasur ndonjë rol në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa është shprehur se ka dëshirë “t’ia kalojë më mirë” me Rusinë.

Udhëheqësi i Komitetit për Shërbimet Ushtarake të Senatit, John McCain, është duke e përgatitur një hetim rreth ndërhyrjeve kibernetike ruse në sistemin e armatimit amerikan.

Udhëheqësi i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, të cilin Trump e ka pasur si kandidat për Sekretar të Shtetit, gjithashtu ka qëllim që të mbajë seanca dëgjimore gjatë vitit të ardhshëm rreth dyshimeve për ndërhyrjet kibernetike ruse.

McCain dhe Senatori Lindsey Graham janë dy republikanët që po mbajnë qëndrimet më të ashpra ndaj Rusisë, ndërsa kanë qenë shumë kritik edhe ndaj Trump për lëvdatat që i ka thënë për presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *