Home / Lajme / Maqedoni / SHBA: Nuk ndërhyjmë në punën e KSHZ-së

SHBA: Nuk ndërhyjmë në punën e KSHZ-së

Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka reaguar ashpër ndajraportimeve të pasakta të cilat pretendojnë se ambasadori amerikan po ndërhyn në punën e KSHZ-së.

“Nënvizojmë me shqetësim raportimet e pasakta në vazhdimësi që pretendojnë se ambasadori amerikan po ndërhyn në punën e KSHZ-së. Nuk është koha për lajme të tilla fallco apo konspiracion, na lejoni të theksojmë se ambasadori amerikan as që është takuar e as ka vizituar, apo ka ndërhyrë te dikush në KSHZ. SHBA mbështesin të drejtën e qytetarëve të RM-së për një proces demokratik të hapur , transparent dhe të përgjegjshëm. Kjo përfshin edhe rishikimin e ankesave sipas ligjeve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e lëshuar për shtyp nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *