Home / Lajme / Botë / SHBA, supremacisti i bardhë dënohet për vrasjen e të paktën nëntë zezakëve

SHBA, supremacisti i bardhë dënohet për vrasjen e të paktën nëntë zezakëve

Personi, Dylann Roof, është dënuar dje për vrasjen e nëntë besimtarëve zezakë në një kishë historike në Çarlston të Karolinës Jugore, që e kishte pranuar atë në studimet e saj për Biblën.

Juria amerikane shpalli se supremacisti i bardhë është fajtor për vrasje, ndërsa muajin e ardhshëm do të vendoset nëse ai do të dënohet me vdekje.
Dylann Roof, 22 vjeçar u ka thënë agjentëve të agjencisë FBI se dëshironte ta kthente segregacionin ndërmjet të bardhëve dhe zezakëve ose ndoshta ta fillonte një luftë racore me vrasje.

Gjatë pranimit të tij para FBI-së, Roof tha se i ka kryer vrasjet pas kërkimeve “të krimeve të zezakëve kundër të bardhëve” dhe e kishte zgjedhur kishën pasi aty rreziku për të ishte i vogël.

I dënuari Dylann Roof i tha gjyqtarit se dëshironte të vepronte si avokat i tij gjatë fazës së hetimeve penale. Ai, po ashtu, ballafaqohet me dënim me vdekje në proces gjyqësor të ndarë në gjykatën shtetërore për akuza për nëntë vrasje.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *