Home / Lajme / Maqedoni / Shekerinska: 500.000 qytetarë të Maqedonisë jetojnë në varfëri

Shekerinska: 500.000 qytetarë të Maqedonisë jetojnë në varfëri

Bartësja e listës për deputet në NJZ5, Radmillës Sheqerinska, sot nw njw pres konference pwr media thekson se, 500.000 qytetarë të mbarë Maqedonisë jetojnë në varfëri dhe ky është problemi numër 1 që duhet zgjidhur për të jetuar më mirë në Maqedoni.

“Në periudhën e kaluar  vizituam të gjitha fshatrat dhe qytete të njësisë zgjedhore 5 dhe në të gjithë Maqedoni. Gjithkund qytetarët kërkojnë shans për të jetuar më mirë këtu në atdheun, theksoi në Demir Hisar, Radmilla Shekerinska.

“500.000 qytetarë të mbarë Maqedonisë jetojnë në varfëri dhe ky është problemi numër 1 që duhet zgjidhur për të jetuar më mirë në Maqedoni.

Prandaj në Planin tonë për jetë në Maqedoni parashikuam një program të veçantë për shpëtim nga varfëria e atyre familjeve që jetonë në kushte më të këqija”, tha ajo.

Ajo tha se për çdo familje katëranëtarësh që nuk ka të ardhura, shteti do të sigurojë mbështetje në të holla prej 12.000 denarësh.

Nëse të ardhurat janë 6.000 denarë, familjet do të marrin nga shteti edhe 6.000 denarë shtesë për të arritur shumën e parashikuar prej 12.000 denarësh.

“Në këtë mënyrë do ta përmirësojmë jetën e tyre. Do ta ulim varfërinë në Republikën e Maqedonisë.

Çdo njeri është me rëndësi, për këtë arsye, prioriteti i shtetit, i institucioneve dhe i administratës, do të jetë lufta me varfërinë.

Më 11 dhjetor do të votojmë për numrin 4, për jetë në Maqedoni”, tha ajo.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *