Home / Lajme / Maqedoni / Shekerinska: Ka ardhur koha të ndryshojmë gjërat që na kushtojnë

Shekerinska: Ka ardhur koha të ndryshojmë gjërat që na kushtojnë

Radmilla Shekerinska nga LSDM-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” bartëse e listës së kandidatëve në NJZ 5 në Manastir porositi se ka ardhur koha  të ndryshojnë gjërat që na kushtojnë, gjërat të cilat nuk shkojnë mirë në Maqedoni.

Këtë mundësi, tha Shekerinska, qytetarët  e kanë tani, ndërsa  të dielën duhet ta shfrytëzojnë.

Problemi më i madh që ishte përmendur në takimet tona, siç tha ajo, ishte problemi i mërgimit masiv nga vendi ynë dhe prandaj dolëm me plan për jetë në Maqedoni, plan me të cilin të rinjtë do të mbeten në vendin e tyre.

“Plani për jetë në Maqedoni nënkupton plan për paga më të larta dhe pensione më të larta, respektivisht pagë minimale prej 16.000 denarë dhe pagë mesatare në tërë vendin deri në 30.000 denarë. Jeta në Maqedoni nënkupton edhe përkrahjen e ndërmarrjeve vendore dhe orientimin e 140 milionë eurove drejt tyre që të hapen vende të reja pune. Jetë në Maqedoni nënkupton institucione që punojnë në interes të të gjithëve, si qytetarë të Maqedonisë”, tha Shekerinska në takim me të rinjtë e Manastirit.

Sipas saj, nëse dalin të gjithë të votojnë dhe të përdorin të drejtën e tyre të votës, atëherë në Maqedoni do të ndodhin ndryshime që do të sigurojnë të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *