Home / Lajme / Maqedoni / “Shuplakat e porositura”, Gruevski dhe Janakieski arrijnë në Gjyktë

“Shuplakat e porositura”, Gruevski dhe Janakieski arrijnë në Gjyktë

Ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski kanë arritur në Gjykatën Penale Shkupi 1, ku do të mbahet seanca e parë gjyqësore për “shuplakat e porositura” ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Më 15 shtator të këtij viti, PSP, ngriti akuzë kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave tjera të cilët ngarkohen për porositjen e dhunës ndaj kryetarit të Komunës Qendër. Padi penale është dorëzuar edhe për 9 persona tjerë për kryerjen e dhunës së porositur në korrik të vitit 2013.

Sipas PSP-së, i akuzuari i parë Gruevski, në rastin i cili u shpalos edhe nga “bombat”, ka qenë porositës, ndërkaq Janakieski ka pranuar që nëpërmjet anëtarëve partiak ta zbatojë dhunën ndaj Zhernovskit dhe anëtarëve të Këshillit Komunal.

Anulimi i seancës së parë nga 21 nëntori, për më 16 dhjetor, u kërkua nga ana palës mbrojtje, gjegjësisht nga avokati Dodevski, për shkak të detyrimeve tjera të të akuzuarit Janakieski. Rastin e udhëheqë gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila që nga fillimi i dhjetorit është ushtruese e detyrës – kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1.

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *