Home / Lajme / Maqedoni / Si do të votohet të dielën!?

Si do të votohet të dielën!?

Procesi votues për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që do mbahet të dielën më 11 dhjetor përmban disa risi e mes tyre edhe fletëvotimi me fotografi të votuesit, informon Zhurnal derisa fletëvotimi do jetë valid vetëm në rast se rrethohet numri, emri i bartësit të listës apo simboli i partisë apo koalicionit.

Vendvotimet do të hapen në ora shtatë dhe do të mbyllen në ora nëntëmbëdhjetë të mbrëmjes.

Të drejtë vote kanë gjithë personat që janë të regjistruar në listën e votimit dhe disponojnë letërnjoftim apo pasaportë valide dhe se votimi bëhet personalisht.

Pas ardhjes në vendvotim bëhet identifikimi i votuesit dhe verifikohet nëse ka votuar përmes llambës në gishtin e madh të dorës së djathtë më pas nënshkruhet në listë e mer fletëvotimin shkon voton dhe e vendos në kutinë e votimit.

Përvec letërnjoftimit dhe pasaportës dokument tjetër nuk lejohet si leje vozitje, librezë shëndetësore etj.

Nëse votuesi është analfabet apo ka ndonjë pengesë mentale ai do vendos shenjat e gishtit tregues në vendin për nënshkrim.

Pas vendit ku votohet apo rrethohet fleta e votimit lejohet të qëndrojë vetëm një person ndërsa analfabetët lejohet të kërkojnë ndihmë nga komisioni gjatë votimit. Votimi familjarë është i ndaluar reptësisht.

Votimi përfundon në ora 19. Ku edhe mbyllet vendvotimi ndërsa personat që janë në objekt ju mundësohet të votojnë edhe më tej.

Ndalesë të votimit mund të ketë vetëm në rast se në vendvotim thyhet rendi dhe ligji ndërsa për këtë shkak në vendvotim do ketë policë. KSHZ ka kërkuar vendosjen e kamerave në vendvotime, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *