Home / Shëndeti / Simptomat e alergjisë që nuk duhet të injorohen kurrsesi

Simptomat e alergjisë që nuk duhet të injorohen kurrsesi

Simptomat e zakonshme përfshijnë skuqje të lëkurës, kruajtje, dhimbje barku, të vjella, dhe diarre.

Puçrra në lëkurë mundet gjithashtu të shfaqen. Reaksioni më i rrezikshëm alergjik është anafilaksia, një reaksion i gjithë trupit, i cili karakterizohet nga vështirësi në frymëmarrje dhe ulje të rrezikshme të presionit të gjakut, që mund të çojnë në shok. Personat që pësojnë alergji aq të forta sa mund të kalojnë në shok, ju nënshtrohen injektimit të menjëhershëm të epinefrinës (ultrakortenit), e cila neutralizon histaminën.alergji-nga-dielli

Një reaksion në lëkurë mund të shkaktohet edhe nga vetëm një kontakt fizik me një ushqim alergogjen. Kjo quhet sindromë e alergjisë orale dhe shoqërohet nga puçrra, ënjtje dhe kruajtje më së shumti që përkojnë me buzët, gjuhën, gojën dhe grykën. Këto simptoma janë më të shpeshta pas konsumit të zarzavateve dhe frutave të freskëta.

Është alergji apo jo?

Konstatimi i alergjisë e ndihmon personin të evitojë shmangien e panevojshme të shumë ushqimeve. Kjo është mjaft e rëndësishme kur bëhet fjalë për fëmije, pasi prindërit e tyre i privojnë nga shumë ushqime të cilat janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin.

Diagnostikimi i një alergjie ushqimore kërkon historikun mjekësor të detajuar të pacientit, ekzaminim fizik dhe disa analiza laboratorike. Historiku mjekësor merret në mënyrë që të kuptohet nëse bëhet fjalë vërtetë për një alergji ushqimore apo helmim, intolerancë ose intoksikim. Për të evidentuar ushqimet që shkaktojnë alergji, zakonisht këshillohet mbajtja e një ditari ushqimor dhe krahas tyre simptomat e përjetuara. Në këtë ditar, personi shkruan ushqimin qe ka ngrënë, kohën kur e ka ngrënë këtë ushqim dhe simptomat që ka ndjerë më pas. Vështirësi në identifikimin e ushqimeve që mund të shkaktojnë alergji paraqiten kur simptomat shfaqen disa ditë pas konsumit.

Testi i lëkurës

Ky test vlerëson përgjigjen e individit ndaj ekstrakteve të ushqimeve që futen nën lëkurë. Substancat që shkaktojnë skuqje dhe ënjtje më shumë se 3 mm në diametër, konsiderohen si alergogjen të mundshëm. Nëse një rezultat pozitiv i testit të lëkurës mund të ketë saktësi 50-60%, rezultati negativ është mjaftueshëm i saktë.

Testi i antikorpeve në gjak

Matja e antikorpeve të lidhur me ushqimin në serum është një mënyre e mirë për të vlerësuar prezencën e alergjive. Në përgjithësi, një nivel i lartë i antikorpeve në gjak tregon rrezik të lartë alergjie ndaj një ushqimi. Meqenëse një person me nivel të ulët antikorpesh në gjak mundet sërish të shfaqë alergji, këto ekzaminime duhet të kombinohen edhe metoda të tjera diagnostikimi.

Dieta e eliminimit

Në dietën e eliminimit, personi eviton të gjithë ushqimet që mund të shfaqin alergji dhe pasi simptomat të largohen, i rivendos ushqimet një nga një, duke vërejtur se cili prej tyre mund të jetë shkaktar i një reaksioni.

Provokim nga goja i ushqimit

Kjo është një metode e artë për të evidentuar alergji ndaj një ushqimi dhe praktikohet me marrjen nga goja të ushqimit të dyshimtë, në një doze që përcaktohet nga mjeku specialist. Gjithsesi, ky test nuk praktikohet në persona me alergji të forta që mund të çojnë në anafilaksi.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *