Home / Lajme / Botë / Siri, Assad rimerr kontrollin e Alepos

Siri, Assad rimerr kontrollin e Alepos

Ushtria siriane ka arritur të rimarrë kontrollin e qytetit të rrethuar të Alepos, pas evakuimit të grupit të fundit të civilëve dhe rebelëve, shkruan BBC.

Një zyrtar i OKB-së tha më herët se më shumë se 34 mijë persoan janë larguar që javën e kaluar.

Të shpërngulurit janë marrë nga territori i kontrolluar nga rebelët dhe u dërguan në një fshat në perëndim të Alepon dhe në provincën Idilib.

Kjo konsiderohet një fitore e madhe për Presidentin Bashar al-Assad, fushata e të cilit është ndihmuar edhe nga sulmet ajrore ruse.

Në një deklaratë për një television sirian, ushtria njoftoi “për rikthimin e sigurisë në Alepo pas çlirimit nga terroristët dhe terrorizmi”.“Fitorja përfaqëson një ndryshim strategjik dhe pikë kthese në luftën kundër terrorizmit, si dhe hedhjen në erë të projekteve të terroristëve dhe mbështetësve të tyre në anën tjetër,”. Qeveria siriane zakonisht i referohet rebelëve si terroristë, shkruan BBC

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *