Home / Lajme / Maqedoni / Skaduan afatet për parashtrimin e ankimimeve për zgjedhjet

Skaduan afatet për parashtrimin e ankimimeve për zgjedhjet

Në mesnatë skadoi afati për parashtrimin e ankimimeve për procedurën për përmbledhjen e rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Republikën e Maqedonisë. Paraprakisht, në orën 19 skadoi edhe afati për parashtrimin e ankimimeve deri në KSHZ për procedurën e votimit.

Deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor kanë arritur edhe 16 ankimime dhe atë tetë nga bartësi i listës së kandidatëve të Lëvizjes Besa dhe tetë nga bartësi i Listës së Koalicionit të udhëhequr nga LSDM. Një pjesë e ankimimeve kanë të bëjnë me procedurën e votimit, ndërsa një pjesë ka të bëjë me procedurën e mbledhjes dhe konfirmimit të rezultateve.

KSHZ është e obliguar të vendosë sipas ankimimeve në afat prej 48 orësh pas pranimit. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi deri te Gjykata Administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, megjithatë, pas ankesës është e detyruar të marrë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.

KSHZ mundet sipas detyrës zyrtare ose sipas ankimimit të parashtruar, me vendim ta anulojë votimin në vendvotim në raste të caktuara, të konfirmuara me Kodin zgjedhor.

Kundër vendimit me të cilin anulohet votimi, mund të parashtrohet ankesë deri te Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë është e detyruar sipas ankesës të veprojë në afat prej 72 orësh pas pranimit të saj. Votimi i sërishëm në vendvotim, ku është anuluar mbahet pas 14 ditësh nga dita e votimit të parë.

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve që i publikoi KSHZ, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM 49, BDI 10, Lëvizja Besa 5, Aleanca për shqiptarët tre, ndërsa PDSH dy.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ duhet t’i kumtojë më së voni deri më 20 dhjetor, pasi të kalojnë afatet e ankimimeve dhe vendosja për to.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *