Home / Lajme / Botë / Sulmuesi i dyshuar i Berlinit vritet nga policia në Milano

Sulmuesi i dyshuar i Berlinit vritet nga policia në Milano

Tuniziani Ansi Amri , i cili është i dyshuar se e ka kryer sulmin të hënën në panairin e Berlinit, është vrarë sot në një këmbim zjarri me policinë në qytetin verior italian Milano, njoftojnë burime të sigurisë.

Sipas informacioneve të para, ka qënë një kontroll normal rrugor rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur Anis Amri ka qëlluar një nga agjentët me pistoletë dhe ata i janë përgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur.

Sipas policisë, Amri ka qënë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit. Por në vend të tyre, Amri ka nxjerrë një pistoletë duke plagosur në shpatull një prej agjentëve të policisë, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Në fillim viktima nuk është identifikuar, pasi nuk kishte dokumente me vete, por mediat italiane flasin se bëhet fjalë për vrasësin në Berlin. Ndërkaq, polici i plagosur ndodhet në spitalin e Monzës në gjendje të rëndë./

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *