Home / Lajme / Rajon / Tahiri: Serbia s’ka rol në krijimin e asociacionit

Tahiri: Serbia s’ka rol në krijimin e asociacionit

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia nuk ka “asnjë rol në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas saj, përfaqësuesit serbë nuk kanë autorizime për të bërë një gjë të tillë. Ajo tha se Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është një marrëveshje ndërkombëtare “me kompetencë ekskluzive të Republikës së Kosovës dhe se zbatimi i saj mund të pritet kur të hiqet muri në Mitrovicën e veriut”. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën, dhe pas bisedës së përbashkët u tha se nëse „gjatë javëve në vijim nuk bëhen hapa konkret drejt krijimit të Asociacionit, përfaqësuesit e serbëve do ta krijojnë Asociacionin vet më 15 Janar dhe do të dakordohen rreth përgjegjësive të saj“.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *