Home / Shëndeti / Të helmohesh nga uji; zbuloni si është e mundur

Të helmohesh nga uji; zbuloni si është e mundur

Mjekët, dietologët dhe sportistët vënë gjithmonë e më shumë theksin tek konsumimi i vazhdueshëm i ujit.

 Sasia e ujit në trupin e njeriut varion nga 55%-78%, përkatësisht pranohet se 2/3 e trupit përbëhet nga uji. Funksionet e ujit në trupin e njeriut janë me rëndësi jetike, sepse uji : transporton lëndët ushqyese dhe oksigjenin në qeliza; ndihmon në proçesin e metabolizmit; rregullon temperaturën e trupit etj.

Por mesa duket konsumimi i tepërt i ujit mund të çojë deri në intoksikim. Ky është rasti i një gruaje 59-vjeçare londineze që u shtrua në spitalin King’S College pasi shfaqi shenja helmimi nga uji. Ku më kryesoret ishin : të dridhura, të vjella të vazhdueshme, marrramendje, vështirësi në artikulim, si dhe iu gjetën vlera kritike të natriumit në gjak. Sipas British Medical Journal nëse keto helmime nuk kapen dhe trajtohen në kohë, mund të çojnë deri në vdekjen e menjëhershme të pacientëve.

Pacientja në fjalë vuantë nga një infeksion urinar dhe mjeku i saj i kishtë këshilluar të pinte sa më shumë ujë. Ajo kishte rritur të pinte rreth gjysmë litri ujë çdo 30 minuta. Ky verpim kishte sjellë ulje të menjëhershmë të natriumt në gjak, që rrezikon jetën e njeriut në masën 30%.

Shpeshherë mjekët u këshillojnë pacientëve të pinë sa më shumë ujë dhe lëngje në mënyrë që të hidratohen. Një tregues shumë i mirë i të qenit i hidratuar është urina me ngjyrë të qartë.

Por jo gjithmonë konsumimi i ujit është në favor të organizmit të tyre. Akoma nuk është përcaktuar një sasi e saktë e nevojave ditore për ujë. Por për një njeri me zhvillim fiziologjik normal rekomandohet një konsum i vazhdueshëm që varion 1.5 -2 litra.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *