Home / Lajme / Botë / TË PAKTËN 102 PERSONA KANË HUMBUR JETËN NË TËRMETIN NË INDONEZI

TË PAKTËN 102 PERSONA KANË HUMBUR JETËN NË TËRMETIN NË INDONEZI

Bilanci i të vdekurve në tërmetin e fuqishëm në provincën indoneziane Aceh ka arrituir 102 persona, ndërsa fati i një personi edhe më tej nuk dihet, deklaroi një përfaqësues i Agjencisë lokale për menaxhim me kriza.

Mes të vdekurve ka edhe fëmijë të vegjël. Në tërmet janë lënduar 700 persona, 136 nga të cilët janë në gjendje të rëndë.

Ekipe të shpëtimit akoma kërkojnë nën rrënoja me qëllim që të gjenden persona të mbijetuar.

Në tërmetin me intensitet prej 6,5 ballëve sipas shkallës Rihter janë shkatërruar shtëpi, dyqane dhe xhami në distriktin Pidi Xhaja, me ç’rast tërësisht janë shembur qindra struktura.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *