Home / Lajme / Maqedoni / Televizioni Koha rezulton i paanshëm gjatë fushatës zgjedhore

Televizioni Koha rezulton i paanshëm gjatë fushatës zgjedhore

Televizioni Koha rezulton i paanshëm  gjatë fushatës zgjedhore
Ky shtë vlerësimi I agjencisë për audio dhe medium audiovizuele dhe I Trupit Ad Hok për ndjekje të mediave gjatë fushatës zgjedhore, me rastine  zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
Si edhe në shumë cikle paraprake zgjedhore edhe këtë cikël zgjedhor për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të cilët u mbajtën më 11 dhjetor, Televizioni Koha rezulton të jetë ndër të rrallët që nuk ka marrë vërejtje dhe dënim as nga Agjencioni për shërbime audio dhe audiovizuele por as nga Ad Hok komisoni që u formua për ndjekje të punës së mediave gjatë fushtës zgjedhore.
 Në raportin e këtyre dy institucioneve qëndron se Televizioni Koha ka bërë përpjekje që të sigurojë informacione nga më shumë burime  që të paraqesin qëndrime me qëllim të prezentimit të më shumë këndeve, me c`rast është bërë tentim që të ndahen zhanret e gazetarisë, raportiimi nga komenti, që do të thotë publiku të ketë pasqyrë të qartë se çka është informacion për ngjarje dhe çka është koment, dhe ka mundësuar kushte të njejta për qasje deri tek të gjitha mënyrat e paraqitjes së kampanjës parazgjedhore. Në raport thuhet se poashtu Televizioni Koha ka siguruar mbulim të balansuar të zgjedhjeve në pajtim me principin e proporcionalitetit, duke patur parasysh intenstitetin e aktiviteteve në kuadër të kampanjës të pjesëmarrësve në kampanjës parazgjedhore.
Tv Koha me raportim të  balansuar gjatë fushatës

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *