Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Ahmeti nuk e di se zyrtarizimi i gjuhës shqipe kushton më shumë se 400 milionë euro

Thaçi: Ahmeti nuk e di se zyrtarizimi i gjuhës shqipe kushton më shumë se 400 milionë euro

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, është i ftuar në emisionin “Click Plus” në Tv21 për të prezantuar platformën me të cilën partia që ai drejton do të shkojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor.

”Ai që ishte para meje në emision e premton zyrtarizimin e gjuhës shqipe por ai nuk e di se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni kushton mbi 400 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Kjo me shembuj përkthehet, në sportel duhet të ketë të punësuar që di shkëlqyeshëm gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedone.

Neve na duhen mbi 10 mijë administratorë të edukuar të flasin shqip dhe maqedonisht për të shërbyer qytetarët. A kemi ne kaq administrator?

Jo! Kemi ndoshta një mijë. Tjerët duhet t’i shkolloj shteti dhe sa prej tyre do të pranojnë që me dy fakultete të punojnë me atë rrogë?

Rrogat për këto administrator duhet të jenë dyfish të mëdha dhe këto duhet t’i paguaj shteti.” tha mes tjerash Thaçi. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *