Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Me fitoren e PDSH-së do ta kthejmë krenarinë e shqiptarëve

Thaçi: Me fitoren e PDSH-së do ta kthejmë krenarinë e shqiptarëve

Kryetari i PDSH-së njëherit edhe bartës i listës zgjedhore numër gjashtë z. Menduh Thaçi ne një tubim që mbajti mbrëm para qytetarëve tetovar ku ai u shpreh tepër falënderues për mbështetjen e pa rezerv që i a kanë dhënë tetovarët duke theksuar se çdo herë kur PDSH-ja ka qenë ne krizë të thellë tetovarët e kanë përkrahur, transmeton Zhurnal

Ne mbledhjen që u mbajt në gjimnazin “ Kiril Pejçionovic” Thaci ka premtuar se në qeverin e ardhshme shqiptarët do të kenë një Zv. Kryeministër i cili do të ketë një të drejt veto ku asnjë vendim i rëndësishëm i qeveris si në ekonomi, në sferën multietnike nuk do të mund të mirret pa pëlqimin e tij.

Ky parim do të duhet të funksion mbi atë se qeveria e ardhshme e ka patjetër të ketë dy nënshkrime edhe nga zv.Kryeministri edhe nga Zv. Kryeministri plotësues në këtë mënyr nuk do të mund që të kemi ndarje disprporcionale të buxhetit, të penzioëve, bursave shkollore e tj.

Ai e ka kritikuar rëndë oponentin e tij politik kryetarin e BDI-së ku u shpreh se nuk ka marr asgjë në drejtim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve dhe se ato ende po përballen me probleme themelore si mungesa e ujit të pijshëm, kanalizimit, ajrit të ndotur.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *