Home / Lajme / Botë / Tiranë, ambasadori Donald Lu: Trafikantët e drogës kanë mbështetje nga shteti

Tiranë, ambasadori Donald Lu: Trafikantët e drogës kanë mbështetje nga shteti

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka dhënë sot një deklaratë të fortë ku u shpreh se trafikantët e drogës në Shqipëri kanë mbështetje direkte nga shteti.

Duke iu referuar narko-trafikantit Klemend Balili, të ashtuquajturit “Escobari i Ballkanit”, Lu tha se policia ka dështuar.

“Trafikantët e drogës, kanë mbështetje nga shteti. Rasti më i fundit është ai i Klemend Balilit. Policia ka dështuar”, deklaroi ai.

Ambasadori ka rrëfyer para të pranishmëve se prej 7 muajsh i kishte kërkuar ministrit të Brendshem, ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të arrestonin këtë ‘peshk te madh’ dhe që prej asaj dite nuk ishte bërë asgjë.

Donald Lu, tha se kushti i SHBA-ve për të bashkëpunuar me Shqipërine në luftën kundër narkotikëve është pikërisht arrestimi i peshqve të mëdhenj, si Klement Balili.

“Për 7 muaj kam nxitur autoritetet ta arrestojnë. SHBA-të ka kërkuar arrestimin e peshqve të mëdhenj”, tha Lu.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *