Home / Lajme / Botë / Trump përzgjedh bosin e ”ExxonMobil”, Rex Tillerson në postin e sekretarit të Shtetit

Trump përzgjedh bosin e ”ExxonMobil”, Rex Tillerson në postin e sekretarit të Shtetit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje vonë se kishte përzgjedhur bosin e “ExxonMobil”, kompania më e madhe në botë e naftës dhe e gazit, Rex Tillerson, në postin e sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, njoftoi media vendase, që citon zyrtarë të ekipit të tranzicionit.

Gazeta e përditshme amerikane “The New York Times” shkruan se Trump ka hedhur poshtë shqetësimet se Tillerson, 64 vjeç, ka një marrëdhënie shumë komode me presidentin rus, Vladimir Putin.

Më herët kishin qarkulluar zëra për disa emra për këtë post duke përfshirë ish-kandidatin për president, Mitt Romney dhe ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut dhe një mik besnik i Trumpit, Rudy Giuliani.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *