Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdes astronauti i parë amerikan

Vdes astronauti i parë amerikan

John Glenn, astronauti i parë amerikan që fluturoi rreth tokës, vdiq të enjte në moshë 95 vjeçare.

Ai ishte pranuar në spital më shumë se një javë më parë.

“Kur John Glenn fluturoi me raketën Atlas nga Cape Canaveral në vitin 1962, ai ngriti shpresat e një kombi,” thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. “Me vdekjen e Johnit, kombi ynë ka humbur një ikonë dhe Michelle dhe unë kemi humbur një mik”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan Barack Obama.

Pas shërbimit si pilot ushtarak në Luftën e Dytë Botërore dhe në luftën e Koresë, Glenn zuri vend në radhët e astronautëve të parë amerikan të mbledhr nga NASA në vitin 1958.

Glenn u bë i pari astronaut amerikan që fluturoi orbitën e tokës për rreth pesë orë më 20 shkurt të vitit 1962.

Shumë kohë më pas ai u bë njeriu me i vjetër që fluturoi në hapësirë në vitin 1998 si pjesë e anijes hapësinore amerikane Discovery.

John Glenn ka shërbyer edhe si senator i Ohios./VOA

44

Gjithashtu lexo

Bogovinë, vidhet stoli ari me vlerë 36.000 euro

Vjedhje e rëndë prej 2.250.000 denarë ka ndodhur dje në fshatin e Tetovës në Bogovinë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *