Home / Lajme / Kronika e zezë / VIDEO/ Ekzekutohet me disa plumba në kokë shqiptari në Kanada

VIDEO/ Ekzekutohet me disa plumba në kokë shqiptari në Kanada

Një shqiptar është ekzekutuar në zonën East York, në Toronto të Kanadasë. Sipas mediave kanadeze viktimë ka mbetur 46-vjeçari Ardian Kaloshi. Hetuesi Mike Patterson ka thënë se rreth orës 22:00 të ditës së mërkurë (mbrëmje), sipas orës lokale, është raportuar për disa të shtëna në këtë zonë.
Kur policia arriti në vendngjarje një viktimë mashkull, më vonë i identifikuar si Kaloshi, është gjetur me lëndime të dukshme në kokë”, ka thënë Patterson.

vendi vrasja

Ardian Kaloshi është dërguar me urgjencë në spital, por disa minuta më vonë mjekët e shpallën të vdekur.

Hetuesi u tha gazetarëve se Kaloshi ka jetuar në veri të qytetit, por nuk ka një vendqëndrim të qartë.
Patterson gjithashtu konfirmoi se Kaloshi ishte i njohur për policinë, pasi kishte një të kaluar kriminale.

46-vjeçari Ardian Kaloshi u vra në një zonë, ku njerëzit mblidhen për tu argëtuar. Dyshohet se ai shkonte shpesh në këtë zonë dhe vrasësit mund të kenë mësuar itinerarin e tij.

Autoritetet iu kanë bërë thirje dëshmitarëve që ishin aty të dalin dhe të tregojnë atë që kanë parë, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al

759

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *