Home / Lajme / Botë / Video/ Ja si policët godasin me grusht një të dyshuar

Video/ Ja si policët godasin me grusht një të dyshuar

Videoja e një polici i cili qëllon me grushte një të dyshuar ndërkohë që 3 oficerë të tjerë e mbajnë atë, ka bërë xhiron e internetit. Incidenti besohet se ka ndodhur në Ruislip, në Londrën perëndimore.

Videoja e filmuar nga një dëshmitar i skenës, tregon të dyshuarin pa bluzë i cili është shtyrë në tokë nga 4 oficerë dhe po goditet nga ta. Ndërkohë që e urdhëruan t’i ulte duart në tokë, njëri prej tyre e goditi të dyshuarin pothuajse 6 herë në shpinë.

Ai i ishte përgjëruar ndërkohë që gjendej përtokë, por në video dëgjohet njëri nga oficerët duke thënë “Provo të bërtasësh dhe do të të lëndoj”. Njëri prej policëve i tha se ishte nën arrest për rezistencë dhe më pas e futën në një furgon.

Sipas dëshmitarëve përdorja e forcës nuk ishte e nevojshme sepse burri nuk dukej sikur po përpiqej të ikte. Për këtë ngjarje është kërkuar koment nga policia/tvklan.al

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *