Home / Lajme / Rajon / Video/ Putin frikëson gazetarët japonezë me qenin e tij

Video/ Putin frikëson gazetarët japonezë me qenin e tij

Presidenti rus Vladimir Putin është njihet për pasionin e tij ndaj qenve, që i mban afër edhe në daljet e tij zyrtare.

Teksa priti për intervistë dy gazetarë japonezë, shefi i Kremlinit u paraqit bashkë me një prej qenve të tij, i racës japoneze Akita.

Këtë qen me emrin “Yume”, që në japonisht do të thotë “ëndërr”, Putin e ka dhuratë nga qeveria e Tokios, që ia dhuroi 4 vjet më parë në shenjë falënderimi për ndihmën e Rusisë pas Cunamit të 2011 që goditi Japoninë.

Qeni i presidentit frikësoi jo pak përkthyesin e dy gazetarëve i cili qëndronte pas, me padurim që ajo situatë të përfundonte.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur me kancelaren gjermane Merkel. Kjo e fundit është e njohur për frikën ndaj qenve.

Në takimin me të, Putin u paraqit me një qen të zi, çka siç tregojnë edhe pamjet ishte makthi më i keq kancelares./ TV KLAN

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *